Kronikë

“Parlamenti duhet të digjet”, arrestohet një burrë në Pejë që bëri thirrje për rezistencë

Foto: Koha / ilustrim

Është arrestuar më 23 prill një burrë në Pejë me dyshimin se ka bërë thirrje për rezistencë përmes një postimi në Facebook.

Madje ai ka shkruar se, “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit më shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas që i njëjti në rrjetin social Facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi ‘Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë’. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull”, thotë PK.