Kosovë

Në Shtime vidhen 20 shtylla elektrike - Inspektorati identifikon dëmtuesit

 

Parku i qytezës së Shtimes, te Qendra Rinore, i finalizuar një vit më parë, në vlerë prej 62 mijë e 400 eurosh, është degraduar nga dy persona të identifikuar nga Inspektorati komunal.

Në këtë park janë vjedhur dhe janë dëmtuar mbi 20 shtylla elektrike, dhjetëra drunj dekorativë dhe disa shporta të mbeturinave. Derisa në rrjete sociale është shpërndarë një video, lidhur me këtë rast, inspektorët e Komunës kanë identifikuar 2 persona për të cilët kanë iniciuar fletëparaqitje në gjykatë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.