Arbëri

Prokuroria e Gjilanit ushtron kallëzim penal ndaj menaxhmentit të “Ecohigjienës”

Gjilan, 14 mars - Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i ka deklaruar KD-së se Inspektorati i Punës dhe Policia e Kosovës kanë ushtruar kallëzim penal ndaj menaxhmetit të kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” për shkëputjen e kontratave në mënyrë të jashtëligjshme të 17 punëtorëve të kësaj kompanie.

se lënda gjendet në Prokurori për shqyrtim, kurse kallëzimi penal është ushtruar ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Senad Ramaj , ndaj Gerhard Dummerit, përfaqësues i aksionarit austriak “Moser Group”, dhe ndaj juristit Besim Osmani, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Inspektorati i Punës ka konstatuar se largimi i punëtorëve është kundërligjor. Edhe shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës ka konstatuar, duke vërtetuar vendimin e shkallës së parë. Për këtë shkak është ushtruar kallëzim penal ndaj menaxhmentit të kompanisë “Ecohigjiena”. Kallëzimin penal e kanë ushtruar Inspektorati i Punës dhe Policia e Kosovës, ndërsa lënda është në procedim e sipër në Prokurori”, ka thënë ai.

E kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e vlerëson të jashtëligjshme shkëputjen e kontratave të punës për 17 punëtorët e kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” nga menaxhmenti. Ai në shkurt i ishte drejtuar me një shkresë Prokurorisë Themelore të Gjilanit, përmes së cilës e njoftonte këtë institucion për gjendjen në këtë kompani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.