Arbëri

KFOR-i i dhuron pajisje një shkolle filloreje në Klinë

Descriptive Text

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dhuruar të mërkurën pajisje për një shkollë fillore në Klinë.

Në njoftimin e publikuar nga KFOR-i, thuhet se komanda rajonale në perëndim e këtij misioni i ka dhuruar shkollës “Shfmu Ismet Rraci” pajisje, duke përfshirë 11 kompjuterë personalë, një “IQBoard display” dhe një printer me valë.

“Kjo nismë do të ndihmojë në forcimin e arsimit lokal shkollor, në përputhje me standardet evropiane, duke i bërë mësimet më interaktive, duke reduktuar kështu mundësinë e braktisjes së shkollës. Është pjesë e një serie të aktiviteteve të rregullta të kryera nga kontingjenti italian në mbështetje të nevojave të popullsisë vendase”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Francesco Ferrara, këshilltaren për kulturën, rininë dhe sportin, Fatjona Gashi, dhe drejtorin e shkollës, Blerim Kelmendi.