Arbëri

Inspektorati rrënon disa objekte pa leje përgjatë rrugës Gjilan-Bujanoc

Gjilan, 7 mars- Inspektorati i Ndërtimit, që vepron në kuadër të Urbanizmit të Komunës së Gjilanit, të hënën ka rrënuar disa objekte pa leje, të cilat ishin ndërtuar përgjatë rrugës Gjilan-Bujanoc.

Në këtë aksion ka asistuar edhe Policia e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa makineritë e rrënimit kanë punuar që nga orët e mëngjesit në objektet e ndërtuara me material të fortë e të cilat i takonin një investitori nga Komuna e Suharekës, që kishte si qëllim hapjen e një biznesi në këtë pjesë.

Inspektorati i Komunës së Gjilanit deklaron se investitori nuk kishte aplikuar për leje në Drejtorinë e Urbanizmit dhe se përkundër vërejtjeve që ishin shqiptuar dhe vendosjes së shiritit puna kishte vazhduar prapë.

Milot Shkodra, inspektor komunal, ka deklaruar se investitori ka punuar edhe ditëve të vikendit, megjithëqë ishte njoftuar për vendimin komunal që kishte marrë Urbanizmi për rrënimin e këtyre objekteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.