Kosovë

Opozita e quan diskriminues buxhetin e Podujevës e pushteti gjithëpërfshirës

 

Projektbuxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2024 ka përplasur pushtetin e opozitën në seancën e mbajtur të mërkurën. Shefi i Grupit të këshilltarëe të LDK-së, Valon Demolli, ka thënë se nëse i sheh si numra, buxheti ta krijon një përshtypje të gabuar sikur ka rritje reale.

“Por në realitet krejt çka është rritur është mashtrimi dhe manipulimi me shifra. Kur analizohet nëpër kategori buxhetore shihet se është një buxhet konsumues duke rritur shpenzimet operative e duke zvogëluar investimet kapitale. E që do të duhej të ishte e kundërta, të rriteshin kapitalet e të zvogëloheshin mallrat. Ky buxhet është diskriminues, pasi nuk përfshin gjithë territorin e Podujevës dhe qytetarët e saj”, është shprehur Valon Demolli.