Arbëri

Inspektorati urdhëron QKMF-të e Mitrovicës dhe Vushtrrisë të rifillojnë me infuzione

infuzion

Ilustrim

Inspektorati Shëndetësor ka urdhëruar udhëheqësit e QKMF-ve në Komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës që të rifillojnë shërbimin e infuzioneve.

Inspektorati ka realizuar inspektime në të dyja qendrat kryesore të mjekësisë familjare pas ankesave të qytetarëve se aty janë ndërprerë dhëniet e infuzioneve.

Gjatë inspektimeve, nga stafi udhëheqës është kërkuar që të respektohet ligji në fuqi, Udhëzimi Administrativ UA 04/2020 dhe rregulloret të cilat obligojnë institucionet e kujdesit parësor shëndetësor që të ofrojnë trajtimin ditor me infuzione.

“Sipas raportit, përderisa në Komunën e Vushtrrisë kjo terapi është dhënë kryesisht por ka munguar me raste, në QKMF në Mitrovicë është konstatuar se nuk është vepruar sipas ligjit në fuqi i cili ua siguron qytetarëve edhe shërbimet intravenoze nën mbikëqyrjen e mjekut familjar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.