Kosovë

Reshjet e shiut shkaktuan vërshime në Penuhë të Podujevës

 

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në një shtëpi në fshatin Penuhë të Podujevës, të enjten. Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, ka thënë se Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar për ta larguar ujin nga shtëpia.

“Reshjet e shpeshta dhe të dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Penuhë dhe në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku është grumbulluar uji dhe ka shkaktuar vështirësi në qarkullim të automjeteve. Gjithashtu një shtëpi është përfshirë nga vërshimet në Penuhë, në të cilën janë shkaktuar dëme në orenditë e shtëpisë, ku edhe mbrëmjen e kaluar Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar për të larguar ujin e grumbulluar në këtë shtëpi”, ka thënë Fatri Zhitia.