Arbëri

Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Pollatës në Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka njoftuar se ka filluar studimi i fizibilitetit dhe i vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e Digës së Pollatës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.

Përveç njoftimit, ai publikoi në Facebook edhe pamje të hartës së lokacionit në komunën e Podujevës.

“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për Ndërtimin e Digës së Pollatës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ditë më parë Aliu ka njoftuar se ka nisur edhe studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës në Dragaqinë të Suharekës.