Kosovë

Sipas DFK-së, kuvendarët në Podujevë nuk po e arsyetojnë rritjen e pagave

 

Rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu” e ka vlerësuar si të dobët punën e Kuvendi Komunal të Podujevës gjatë vitit 2022. Nga monitorimi njëvjeçar, sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, asamblistët e kësaj komune nuk e kanë arsyetuar mandatin që kanë. Shemsi Jashari ka theksuar se edhe në muajin që shkoi performanca e këshilltarëve komunalë ishte e njëjtë dhe se nuk po e arsyetojnë as rritjen e pagave. E këshilltarët komunalë nuk i kanë komentuar këto deklarata.

Notë të dobët i ka dhënë Kuvendit Komunal të Podujevës rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu”.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Shemsi Jashari, ka thënë se nga monitorimi i punës dymbëdhjetëmujore në 2022 del që kuvendarët e kësaj komune nuk e arsyetojnë mandatin që kanë.