Me urdhër të Policisë së Kosovës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi se ka ndaluar ujin në objektin “Apollonia 1” në Fushë-Kosovë, për shkak të pëlcitjes së ujit në një banesë.
“Prishtina” shkroi në Facebook të enjten se kjo hyrje s’do të ketë ujë deri në një vendim të Prokurorisë për hapjen e banesës, derisa shtoi se uji ka shkaktuar dëme në katet e poshtme.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit ujin e kemi ndal me urdhëresë të Policisë së Kosovës, objektin e ‘Apollonisë 1’, në Fushë-Kosovë, për shkak të pëlcitjes së ujit në një banesë, për të cilin pronari nuk gjendet dhe ka shkatuar dëme në katet e poshtme. Derisa të vendosë prokurori për hapjen e banesës, kjo hyrje nuk do të ketë ujë. Mbeteni të informuar”, thuhet në njoftim.