Me të përfundur kampionati, Drita e Gjilanit ka nisur me prezantimin e lojtarëve për edicionin e ri.
Të dielën mbrëma, Drita ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet me mesfushorin Rron Broja.
Broja është vlerësuar lojtar i rëndësishëm i Dritës, që në fund humbi garën për titull me Ballkanin. Drita do të paraqitet në Ligën e Konferencës.