Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në Fushë Kosovë, në fshatin Mirditë dhe në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të turbullirave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut.
Sipas njoftimit, në Fushë-Kosovë do të ketë ndërprerje nga ora 10:00 deri në ora 17:00, ndërkaq në Kodrën e Trimave dhe Mirditë nga ora 23:00 deri në 05:00 të ditës së diele.
“Gjatë ditës së sotme Fushë Kosova do të ketë furnizim me ujë nga 06:00-10:00 , ndërsa ndërprerje nga ora 10:00-17:00, prej 17:00-22:00 furnizim dje prej 22:00-06:00 ndërprerje. Kodra e Trimave dhe Mirdita ndërprerje nga ora 23:00-05:00. Mbeteni të informuar! Varësisht nga situata me turbullirë , stabilizohet edhe gjendja me furnizim me ujë”, thuhet në njoftim.