Kosovë

LDK-ja akuzon Komunën e Podujevës për keqpërdorime në një projekt rrugor

 

Akuza të shumta ka bërë partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ndaj qeverisë komunale të Vetëvendosjes në Podujevë rreth një projekti rrugor në këtë komunë. Asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka thënë se pushteti lokal i ka dhënë tender prej 100 mijë eurove një kompanie pa bërë asnjë punë në rrugën “Skënderbeu”.

Sipas tij, në këtë kontratë për punë shtesë që është bërë në dhjetorin e vitit të kaluar do të duhej të hiqej një sasi e madhe dheu, të vendosej zhavorr dhe nëntë kapakë të pusetave, që LDK-ja pretendon se asnjëra prej tyre nuk është bërë.