Kosovë

Aliu: 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve nëpër komuna

Foto: KOHA
 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, beson se 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve kapitale në këtë komunë, por edhe në komunat e tjera, pasi më në fund janë tejkaluar disa pengesa, si hyrja në fuqi e Ligjit për Punët Publike dhe funksionalizimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ai ka thënë se për një kohë të gjatë janë penalizuar si komuna, sa i përket investimeve kapitale, si shkak i mungesës së Bordit të OShP-së, mungesës së ligjit dhe shtrenjtimit të çmimeve.