Kosovë

Dy QMF në Shtime mbahen të mbyllura e dy të tjera funksionojnë me gjysmë orari

 

Komuna e Shtimes prej më shumë se një vjet po vazhdon t’i mbaj të mbyllura së paku dy Qendra të Mjekësisë Familjare në lokalitete që kanë më së shumti banor. Ndërkaq në disa objekte të tilla komuna ka reduktuar shërbimet mjekësore për të funksionuar me gjysmë orari. Kërkesa dhe reagime më të mëdha kanë nxitur rreth 700 familje të fshatit Petrovë.

Rreth 700 familje në fshatin Petrovë të Komunës së Shtimes prej më shumë se një vit po e vuajnë mungesën e mjekut megjithëse objekti i QMF-së i ndërtuar disa vjet më parë i plotëson të gjitha kushtet teknike për të funksionuar.

Me mbyllje të QMF-ve qeverisja lokale pati vazhduar edhe në fshatin Godanc nga vjen edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu.