Kosovë

Podujeva e mbështet propozimin për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka mbështetur propozimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e 100 eurove të para të tatimit në pronë.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ky propozim do të paraqitet qysh në mbledhjen e parë të Komitetit për Politikë dhe Financa.