Kosovë

LDK-ja në Prizren akuzon dy nivelet e pushtetit për rritjen e faturave të tatimit

Foto: Komuna e Prizrenit/Facebook
 

Rritja e faturave të tatimit në pronë është shoqëruar me pakënaqësi edhe në mesin e asamblistëve të Prizrenit. Ata akuzuan si nivelin lokal, ashtu edhe atë qendror për ngufatjen e qytetarëve me rritje taksash, në kohë inflacioni. Zyrtarë të Ekzekutivit komunal janë shfajësuar, duke e hedhur përgjegjësinë te Qeveria

Pakënaqësitë lidhur me rritjen e faturave të tatimit në pronë janë adresuar edhe nga vendimmarrësit e pushtetit lokal në Prizren.

Reagimet rreth çështjes janë adresuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës, ku anëtarët nga radhët e Lidhjes Demokratike e akuzuan nivel lokal, por edhe atë qendror për ngufatje të taksapaguesve në kohë krize. E udhëheqja komunale, përgjegjësinë për gjendjen e krijuar ia barti Qeverisë.