Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kanosur nga dy persona të martën mbrëma. Policia ka arrestuar të dyshuarit.
Sipas njoftimit të Policisë, Totaj e ka njoftuar Policinë për kanosjen të martën rreth orës 20:00.
“Kryetari ka thënë se është kanosur nga një i dyshuar. I dyshuari ia ka përcjellë mesazhin nëpërmjet të dyshuarit të dytë, te djali i Totajt”, ka thënë Policia.
Siç bën të ditur Policia, njëri nga të dyshuarit është i pakënaqur me vlerësimin që Komuna e Prizrenit ia ka bërë pronës së tij.
“Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.