Kosovë

Çizmet që veçojnë punën e kryetarit të Suharekës

 

Çizmet e verdha e kanë veçuar gjithnjë kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Nuk ka ngurruar që sa herë ka pasur mot të keq, t’i mbathë ato dhe të jetë afër qytetarëve.

Muharremaj, që thotë se shumicën e kohës e shpenzon në terren, i shfrytëzon rrjetet sociale për të treguar afërsinë që ka me banorët e Komunës së Suharekës.