Arbëri

Mitrovica e Skenderaj mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Mitrovica”, ka njoftuar të shtunën se qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skenderajt kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, defektet në impiantin për trajtimin e ujit në Shipol kanë bërë që këto dy qytete të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defekteve dhe në momentin që kemi informata të reja do t’iu lajmërojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.