Kosovë

Gjykatësit shqiptarë raportohet se janë shpërngulur nga veriu në jug të Mitrovicës

 

Gjykatësit shqiptarë, si dhe i tërë stafi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës - divizioni penal, të cilët kanë shërbyer në objektin e kësaj gjykate në veri të Mitrovicës, raportohet të jenë shpërngulur të martën në objektin e Gjykatës Themelore - divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti, raporton KosovaPress.

Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.