Arbëri

Mbesin pa ujë disa fshatra në Vushtrri

Disa fshatra në Vushtrri kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të një gypi.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se dëmtimi ka ardhur si pasojë e mospërfundimit të punëve nga ana e operatorëve ekonomikë.

“Si pasojë e mos përfundimit të punëve nga ana e operatorëve ekonomik në dy vende ku është dëmtuar gypi PE – 315mm, pa ujë do të mbesin fshatrat: Sfaraqak, Novosellë e Maxhunit, Kampi i KFOR-it, Lumi i Madh dhe Stanovci i Epërm dhe Stanofci i Poshtëm”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se nesër do të vazhdohet me sanimin e defekteve dhe të rikthehet furnizmi me ujë të pijes për këto fshatra.