Në komunën e Gjilanit ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve. Sipas një njoftimi të Komunës së, kostoja e asfaltimit të 1837 metrave rrugë, do të jetë 165 mijë e 480 euro.
Punimet në projektin në lagjen “Arbëria”, në Gjilan, i ka vizituar kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci.
“Në total prej 165,480.25, në lagjen Arbëria ka filluar projekti i asfaltimit të 11 rrugëve në gjatësi prej 1837m. Po punojmë në çdo fshat e në çdo lagje të qytetit”, citohet të këtë thënë Hyseni.