Kosovë

Prizreni, qendër e turistëve nga veriu i Shqipërisë e Maqedonia

Festa - 28 nentori - Prizren
 

Fundjavat në Prizren janë bërë atraktive për vizitorët nga rajoni, falë edhe ofertave të qendrave tregtare, si për të kaluar ditën ashtu edhe për blerje me praninë e brendeve të ndryshme. Ndërsa autoritetet komunale pohojnë se kanë angazhime për pasurimin e ofertës turistike me qëllim të shtimit të turistëve, por edhe ditëve të qëndrimit në këtë qytet

Turizmi gjatë ditëve të fundjavës ka marrë hov në Prizren me vizitorët nga shtetet fqinje.

Ofertat e argëtimi në qendrat tregtare kanë bërë që ato të jenë destinacione të preferuara të turistëve nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia, si për ta kaluar ditën ashtu edhe për blerje.