Kosovë

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë mund të mos nisë sivjet

 

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë mund të shtyhet për vitin e ardhshëm. Shkak janë bërë vonesat e përfundimit të procedurave të prokurimit, është bërë e ditur në një konferencë për media që është mbajtur të enjten nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, gjatë të cilës janë prezantuar projektet që do t’i realizojnë bashkërisht në këtë komunë.

“U dakorduam me ministrin që për vitin 2023 për komunën tonë të ndihmohet në financimin e realizimit të Stacionit të Autobusëve me një shumë prej 200 mijë euro, me mundësi që të diskutojmë gjatë vitit viskal eventualisht për një rritje dhe sigurisht që edhe për vitin 2024 të ndihmohet në financimin e të njëjtit projekt. Për arye se është një projekt pak më i madh dhe kërkon një periudhë pak më të gjatë për t’u realizuar”, ka thënë Bulliqi.