Kosovë

Emërimi i nënkryetarëve nga komunitetet, Avokati i Popullit rekomandon të ndryshohet udhëzimi

 

Avokati i Popullit ka konstatuar se dokumenti në bazë të të cilit zgjidhen nënkryetarët e komunave nga radhët e komuniteteve nuk është në harmoni me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Prandaj, i ka rekomanduar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që ta ndryshojë një udhëzim administrativ.

"Avokati i Popullit i rekomandon MAPL-së: Ta ndryshojë Udhëzimin Administrativ nr. 02/2020 për Procedurën e Emërimit të Nënkryetarëve në Komuna, përkatësisht ta fshijë paragrafin 3 të nenit 8; Në nenin 8 ta shtojë një paragraf të ri, i cili do të jetë në harmoni me nenin 61, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, sa u përket kushteve për emërimin e nënkryetarëve të komunës për komunitetet joshumicë”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.