Arbëri

Paralajmërohen reduktime të rrymës të mërkurën në Gjilan

Qytetarët e Komunës së Gjilanit, të mërkurën do të kenë reduktime të energjisë elektrike për disa orë, ka bërë të ditur të hënën Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në Kosovë (KOSTT).

Sipas njoftimit të KOSTT-it, këto reduktime do të ndodhin me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar realizimin e remontit të planifikuar vjetor në Nënstacionin 110/10 kW Gjilani 5.

Shkyçja e transformatorit energjetik TR1 në këtë nënstacion do të bëhet në periudhën 10:00 - 13:00.

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, (reduktimi i parashikuar 11 MW). Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e KOSTT-it.