Arbëri

Disa fshatra të Klinës pa energji elektrike, shkaku i një zjarri

Zjarri ne Kline ka djegur disa shtylla elektrike

Një zjarr ka nisur sot në Komunën e Klinës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar disa shtylla elektroenergjetike.

KEDS-i në një njoftim për media ka bërë të ditur, se për shkak të zjarrit, burimi i të cilit nuk dihet, kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat, Drenoc, Poterqë, Dugujevë dhe Bokshiq.

“Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike. Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”, është thënë nga KEDS-i.