Kosovë

Panairi i librit në Podujevë synohet të bëhet i përvitshëm

Panairi i Librit
 

Panairi i parë i librit “Podujeva 2022” që është hapur të premten në kuadër të “Javës së Diasporës”, synohet të bëhet i përvitshëm.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, ka thënë se qëllimi i këtij panairi është promovimi i librit dhe leximit, me theks të veçantë për ata që jetojnë jashtë vendit.