Kosovë

Pak muaj pas funksionalizimit, dëmtohet ambulanca në Dumnicë

 

Pak muaj pas përurimit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Dumnicë e Poshtme e Podujevës, uji ka depërtuar brenda duke dëmtuar kështu tavanin e dyert e këtij objekti. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar nga institucionet lokale që të jenë më të përgjegjshme në shpenzimin e parasë publike dhe monitorimin e realizimit të projekteve.

Një shi i rrëmbyeshëm muajin e kaluar ka shpërfaqur defektet në objektin e ri shëndetësor në fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës, pak muaj pas funksionalizimit.

Uji që ka depërtuar nga kulmi ka dëmtuar tavanin e dyert dhe një shtrat të kësaj ambulance që ka filluar punën në muajin prill të këtij viti.