Kosovë

Bujqit në Podujevë duhet ta presin ligjin e ri për kompensim

 

Breshri që ka rënë sivjet dy herë gjatë muajit qershor ka dëmtuar shumë kultura bujqësore në Komunën e Podujevës. 400 është numri i fermerëve që kanë aplikuar për kompensim. Por, ata nuk do të mund të kompensohen edhe për një kohë, pasi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke pritur ta miratojë ligjin e ri, që e parasheh edhe kompensimin nga fatkeqësitë natyrore

Rreth 400 fermerë të Komunës së Podujevës po e presin kompensimin për dëmet e pësuara sivjet nga breshri.

Pas kërkesave të deponuara në komunë nga këta fermerë, Komisioni komunal ka dalë në terren për ta bërë verifikimin e dëmeve.