Kosovë

Kundërshtohet propozimi i ekzekutivit për emërimin e QKMF-së në Lipjan

 

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit i ka propozuar Kuvendit Komunal që Qendra Kryesore Mjekësore Familjare atje ta mbajë emrin e ish-mjekut, tani të ndjerit Mejdi Zejnullahu. Propozimi i ekzekutivit është bazuar nga një peticion prej 174 nënshkrimeve të punonjësve shëndetësorë. Por opozita ka reaguar për ta kundërshtuar propozimin e ekzekutivit me arsyetimin se nuk është koha e duhur për propozime të tilla.

Arsim Jashari, shef i grupit të Kuvendarëve në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se subjekti i tij është konsultuar dhe në javën e ardhshme do të votojnë kundër propozimit të komunës për emërimin e QKMF-së.