Kosovë

AAK-ja i bashkohet LDK-së në bashkëqeverisje në Obiliq

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq ka arritur marrëveshje me partinë në pushtet në këtë komunë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të bashkëqeverisur. Nuk dihen detajet e marrëveshjes. Zyrtarë të AAK-së kanë thënë se tash për tash vetëm janë pajtuar për bashkëqeverisje.

Këshilltari i vetëm i kësaj partie në Obiliq, Xhelal Krasniqi, ka thënë për KOHËN se për çështje tjera do të merren vesh në të ardhmen.