Kosovë

Shkolla serbe eviton mbylljen me nxënës romë, akuzohet për manipulim nga Serbia

Për dy orë sa ka qëndruar ekipi i KOHËS, në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Obiliq, e cila punon me planprogram të Serbisë, fëmijët nuk janë parë duke mbajtur mësim. Ata luanin në korridor
 

Në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Obiliq nuk ka asnjë nxënës nga komuniteti serb, të cilit i dedikohet. Aty, përditë transportohen nëntë nxënës romë. Në organizatën “Roma Veritas Kosova” kanë hedhur dyshime se fëmijët e komuniteteve po manipulohen nga Serbia. Avni Mustafa, drejtor i organizatës, është shprehur skeptik se kjo shkollë i ofron cilësi të duhur edukative komunitetit rom. “Këto shkolla nuk monitorohen nga Ministria. Unë dyshoj se këto shkolla i dhurojnë ndonjë cilësi të lartë fëmijëve romë. Ata vetëm shfrytëzohen nga Serbia për t’i arritur qëllimet e tyre”, ka thënë Mustafa

Nëntë nxënës të komunitetit rom, janë të vetmit që e ndjekin mësimin në shkollën fillore serbe “Branko Radiçeviq”, e cila ndodhet ngjitur me objektin e Komunës së Obiliqit. Sipas zyrtarëve të kësaj komune dhe qytetarëve, pasi në të nuk ka asnjë nxënës serb, të nëntë fëmijët transportohen çdo ditë nga fshatrat përreth Obiliqit, për ta evituar mbylljen.

Në organizatën “Roma Veritas Kosova” kanë hedhur dyshime se fëmijët e komuniteteve po manipulohen nga Serbia.