Kosovë

Mbledhjet e ekzekutivit të Prizrenit hapen për mediat e OJQ-të

 

Takimet e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, me drejtorët e tij tani e tutje do të jenë të hapura për mediat dhe shoqërinë civile. Këta të fundit prej kohësh kanë kërkuar transparencë të shtuar nga organet komunale. Zyrtarët komunalë njëkohësisht kanë premtuar se do të zbatohen edhe praktika të tjera të transparencës, në mënyrë që të përmirësohet performanca e Komunës

Kërkesa e kamotshme e monitoruesve nga radhët e organizatave joqeveritare për hapjen e mbledhjeve të qeverisë komunale të Prizrenit për mediat dhe shoqërinë civile është realizuar të martën.

Kryetari Shaqir Totaj ka mundësuar praninë e gazetarëve dhe monitoruesve në takimin që ka zhvilluar me drejtorët komunalë, në të cilin është raportuar për punët dhe telashet aktuale në secilin dikaster.