Arbëri

Hani i Elezit përfiton nga MAPL-ja projektin infrastrukturor prej 30 mijë eurosh

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje mirëkuptimi në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.

Ballazhi ka njoftuar se komuna që e drejton, është përfituese e këtij programi për financim me projektin “Shtrimi me kubëza betoni të rrugicave dhe trotuareve në Han të Elezit dhe fshatrat: Paldenicë, Seçishtë, Pustenik, Gorancë, Dermjak, Rezhancë, Krivenik”, në vlerë prej 30 mijë euro.

“Në bazë të raportit të komisionit për vlerësim të aplikacioneve, Komuna e Hanit të Elezit me projektin në fjalë është përfituese e këtij programi për financim”, ka shkruar Ballazhi në Facebook.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të mbështesë 28 projekte në 20 komuna në vlerë prej një milion euro.

Komunat përfituese janë Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtime, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.