Kosovë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shkollë në Podujevë

Foto: Ilustrim
 

Në çatinë e Shkollës “Shaban Shala” në Podujevë është gjetur një mjet i pashpërthyer, ka njoftuar shkolla të mërkurën nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, i tha KOHËS se mjeti i pashpërthyer është larguar nga autoritetet tek një bazë e FSK-së në Kaçanik, për t’u marrë me hetime të mëtutjeshme.