Kosovë

VV-ja në Lipjan fton anëtarët e saj të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e brendshme

 

Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan ka nisur organizimin për zgjedhjet e brendshme me vendim të Këshillit të përgjithshëm të këtij subjekti në nivelin qendror. Por, në Lipjan, ky subjekt i ka ftuar të gjithë anëtarët që fillimisht të regjistrohen në zyrën e LVV-së në Lipjan e mandej tw vazhdojnw me procesin.

“Nisur nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë, Lëvizja Vetëvendosje! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 15 marsi, secili anëtar i Lëvizjes do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar. LVV-ja është organizata me mbështetjen më të madhe në vend, çka duhet të reflektohet në struktura edhe më të fuqishme, e të cilat do të vijnë si rezultat i zgjedhjeve që do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike”, thuhet në komunikatën e LVV-së në Lipjan.