Dy vjet më parë u rinovua shkolla në Lipjan ku ra tavani, policia nis hetimin

Dy vjet më parë u rinovua shkolla në Lipjan ku ra tavani, policia nis hetimin
Objekti i shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan që është rinovuar rreth dy vjet më parë nga donatorë të huaj, ka nisur të dëmtohet si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve.
Në njërën nga klasat e këtij objekti nuk është ndërprerë mësimi si pasojë e tavanit i cili ka rënë në dysheme. Ndërkohë nxënësit e kësaj shkolle kanë publikuar edhe video, ndërkohë në vendin e ngjarjes të premten kanë dalë edhe Policia e Kosovës por ende nuk dihet nëse është lënduar ndonjë nxënës.
Drejtori i kësaj shkolle, Skender Rudari, nuk ka qenë i qasshëm për të marrë një deklaratë rreth kësaj çështje. Ndërkohë, të premten kanë reaguar kuvendarët nga lëvizja Vetëvendosje.
“Në një klasë të Shollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” ka rënë tavani derisa nxënësit ishin duke mbajtur mësim. Urojmë që askush të mos jetë lënduar. Cilësinë e dobët të ndërtimit të shkollave në komunën e Lipjanit e kemi adresuar shumë herë, ndërsa edhe njëherë lind pyetja thelbësore: cila kompani ka qenë e kontraktuar për këto punime dhe kush duhet të marrë përgjegjësi në këtë rast”, ka thënë nëpërmjet një komunikate nga LVV, Alban Salihu.
Në një klasë të Shollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” ka rënë tavani derisa nxënësit ishin duke mbajtur mësim....
Posted by Alban Salihu on Friday, February 11, 2022
Pjesë të tavanit bien mbi bankat e nxënësve në shkollën “Adem Gllavica” të Lipjanit
Disa nxënës të shkollës së mesme profesionale në Lipjan " Adem Gllavica" e kanë postuar në Facebook një video ku shihen duke rënë pjesë të tavanit në një klasë.
Në video shihen pjesët e tavanit duke rënë mbi bankat e nxënësve.
Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rreth 50 shtëpi në fshatin Sferkë të Klinës pa rrymë qe 4 ditë

Komuniteti turk në Prizren nis fushatë për mbledhjen e ndihmave humanitare

LDK-ja akuzon Komunën e Podujevës për keqpërdorime në një projekt rrugor

Vitia viziton Shtimen, premton 5 milionë euro investime

LDK-ja akuzon pushtetarët e Prizrenit për shitjen e vendeve të punës

Kuvendi i Prizrenit i drejtohet Qeverisë me rekomandim për tatimin në pronë

Banorët e Janjevës kërkojnë të shqyrtohen kërkesat e tyre për projektin e ujësjellësit

Podujeva pritet të bëhet me trafik urban

Opozita ankohet për mosveprim nga pushteti në Fushë-Kosovë për themelimin e ndërmarrjes komunale

Istogu pa energji elektrike, shkak erërat e forta

Vërejtje të shumta për Komunën e Prizrenit lidhur me rehabilitimin e rrugës në qendër
