Kosovë

21 mësimdhënës e 173 nxënës të infektuar me COVID në Pejë

Foto: KOHA
 

Në Komunën e Pejës aktualisht të gjitha shkollat janë duke zhvilluar mësim me orar të plotë si dhe me prezencë fizike. Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga drejtori i Arsimit në këtë komunë, Naser Gega.

Gega deklaroi se gjendja me COVID nëpër institucionet arsimore është stabilizuar dhe numri i të infektuarve është shumë i vogël.