Arbëri

Gjilani bëhet Komuna e parë që formalizon marrëveshje bashkëpunimi me UP-në

Descriptive Text

Gjilani është bërë komuna e parë që formalizon një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Alban Hyseni, kjo marrëveshje e nënshkruar ka për qëllim ngritjen profesionale të studentëve të të gjitha programeve.

“Kam nderin e veçantë që komuna e Gjilanit është komuna e parë në Kosovë që formalizon bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP). Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim ngritjen profesionale të studentëve të të gjitha programeve, duke i angazhuar ata në projekte të komunës së Gjilanit”, ka thënë Hyseni.

Ai më tej njoftoi se të dyja palët kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim institucional, me qëllim të përgatitjes profesionale të gjeneratave të ardhshme për tregun e punës në vend.