Kosovë

Kalon në skenarin C edhe shkolla "Heronjtë e Kosovës" në Hoqë të Vogël

Foto: KOHA
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Edhe Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (SHFMU) "Heronjtë e Kosovës" në Hoqë të Vogël të Rahovecit ka kaluar nga sot në mësim online, ka njoftuar për KOHËN drejtori i DKA-së në Rahovec, Avni Morina.

Në Shkollën e Hoqës së Vogël e cila ka rreth 200 nxënës, janë evidentuar 12 nxënës të infektuar me COVID-19 dhe është vendosur që komplet shkolla të kalojë në skenarin C të mësimit.