Arbëri

Katër shkolla në Gjakovë kthehen me prani fizike

Descriptive Text

Katër nga gjashtë shkollat që ishin duke ndjekur mësimin online në Gjakovë, sipas skenarit C, sot i janë kthyer mësimit me prani fizike, ka njoftuar për KOHËN, Zymber Berisha, shef i sektorit të arsimit në DKA-në e Gjakovës.

Aktualisht vetëm SHMLT "Nexhemdin Nixha" dhe Gjimnazi "Hajdar Dushi" janë duke ndjekur mësimet sipas skenarit C dhe nesër pritet të kthehet në objekte edhe SHMLT "Nexhmedin Nixha".

Aktualisht në Komunën e Gjakovës janë gjithsej 78 mësimdhënës të infektuar me COVID-19 dhe 275 nxënës. Disa shkolla po ndjekin mësimin në formë të kombinuar, shumica e paraleleve me prani fizike dhe disa sosh me mësim online.

Janë gjithsej 97 paralele nga gjithsej 805 paralele sa ka në sistemin arsimor në Gjakovë që po e ndjekin mësimin online, shkaku i infeksioneve të nxënësve apo mësimdhënësve me COVID-19.

Legjenda: DKA Gjakovë