Arbëri

Jep dorëheqje kryetari i Degës së AAK-së në Prizren

Descriptive Text

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Kabashi, ka dhënë dorëheqje ka kjo pozitë, për siç ka thënë, rezultatet e njëpasnjëshme jo të kënaqshme në këtë komune.

Sipas Kabashit, “duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi mua, është më se e domosdoshme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale”.

“Pasi veç jemi në proces të rregullt zgjedhor të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë. Poashtu nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore”, thuhet në njoftimin e tij në Facebook.

Kabashi ishte kandidat i AAK-së për Prizrenin edhe në zgjedhjet e vitit 2017, por edhe ato të vitit të kaluar.

 

Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizant të AAK-së! Pas një rrugëtimi të përbashkët politikë në kuadër të...

Posted by Lulzim Kabashi on Wednesday, January 26, 2022