Kosovë

Dy shkolla të Fushë-Kosovës kalojnë në mësim online

 

Nxënësit e dy paraleleve të ndara të shkollës amë "Mihal Grameno" në Fushë-Kosovë nga sot kanë kaluar në skenarin C, në mësim online. Drejtori për Arsim, Samir Shahini, ka thënë gjendja nuk është e mirë as në disa shkolla tjera.

"Ne kemi kaluar 2 shkolla në mësim online nga sot. Disa të tjera janë në rrezik, dhe mund të kalojnë gjatë javës edhe ato në skenarin C-në mësim online. Shkolla 'Mihal Grameno' Aneksi 1 dhe Aneksi 2 kanë kaluar online. Edhe 'Mihal Grameno' shkolla amë është në rrezik, bashkë me shkollën 'Zenel Salihu' në Bardh të Madh dhe çerdhja publike. Ndërkohë në Sllatinë shkolla 'Bajram Curri' gjendja po ashtu nuk është mirë", ka thënë për KOHËN, drejtori Shahini.