Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia rikonstrukton skenën për të zbuluar një vrasje të vitit 2019

Policia e Kosovës së bashku me organet tjera të hetuesisë, që nga mëngjesi i së martës kanë nisur rikonstruktimin e vendngjarjes, ku në shtator të vitit 2019 ishte vrarë 42-vjeçari Fadil Krasniqi nga Lipjani.

Dyshohej se vrasja e tij është kryer me mjet të mprehtë nga një fqinj i tij shkaku i një kontesti pronësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas burimeve të KOHËS në vendin e ngjarjes ka pasur edhe hetues nga krimet ekonomike dhe nga gjykata.

Rruga “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan për disa orë ka qenë e bllokuar.

“Aty janë thirrur edhe familjarët për ta kuptuar se ku kanë qenë saktësisht në ditën kur ka ndodhur rasti, në cilat pozicione. Ndërkohë gjykata do t’i trajtojë këto”, ka thënë një burim i KOHËS brenda Policisë.