Kuvendi Komunal i Podujevës ka shkuar në pauzë 30-minutëshe pas kërkesës së partisë në pushtet, Vetëvendosje. Kjo mbledhje që ka filluar me një gjysmë ore vonesë, duket se është përpjekja e fundit për të zgjedhur kryesuesin në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvend.
LDK-ja sikur në mbledhjen e kaluar ka thënë se nuk do të marrin pjesë në proces. Por, këtë herë nuk e kanë braktisur seancën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sikur kemi thënë edhe herën e kaluar, ne nuk do të marrim pjesë në këtë proces. Barra për formimin e institucioneve bie mbi partinë fituese dhe ne nuk marrim pjesë në këtë proces", ka thënë këshilltari i LDK-së, Valon Demolli.
Para se Kuvendi të shkonte në pauzë, është bërë zëvendësimi i dy këshilltarëve, pasi Ekrem Hyseni dhe Floretë Zejnullahu që ishin edhe kandidat për kryetar të komunës (LDK e PDK) e kanë dorëzuar mandatin. Më vend të tyre tash është Fahri Hasani (LDK) dhe Mimoza Abdullahu (PDK).