Kosovë

Banorët kërkojnë menaxhimin e ish-ndërtesës së shkollës në Banullë ose rrënimin e saj

 

Gjetjen e një zgjidhjeje për objektin e shkollës së dikurshme në fshatin Banullë të Lipjanit po e kërkojnë banorët e disa fshatrave. Ata ankohen për gjendjen e rëndë të kësaj ndërtese dhe për shndërrim në një pikë grumbullimi të përdoruesve të drogës

Dikur ishte vendi i dijes për afro dy mijë nxënës nga disa fshatra të Komunës së Lipjanit.

Por, tash e 10 vjet, objekti i ish-shkollës “Emin Duraku” në fshatin Banullë ndodhet në gjendje të rëndë. Madje, sipas banorëve, ai po shërben si pikë grumbullimi i përdoruesve të drogës.