Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mund të priten vërshime të shpejta në disa nga zonat e komunës së Gjakovës, Junikut e Deçanit.
Sipas IHMK-së, për shkak të reshjeve të shiut me intensitet më të lartë, shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini i Bardhë dhe rritjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të ketë reshje në zonat e lartpërmendura ditën e nesërme.
“Sipas llogaritjeve të IHMK, më data 27 dhjetor 2021, si rezultat i reshjeve të shiut me intenzitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini Bardhë, si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vërshime të shpejta në disa zonat të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deqanit, sidomos nga lumenjtë dhe prockat të cilat lëshohen nga zonat malore”, thuhet në njoftim.
Në lumenjtë kryesorë të vendit, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore.
Informacioni do të përditësohet nga IHMK-ja.
Prishtinë 26.12.2021 Data e parashikimit: 2021-12-25 12 UTC Regjioni: Dukagjin Piku më i hershëm i parashikuar: e...
Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Sunday, December 26, 2021